• E mërkurë / Jul-17 15:08
  • Kontakt

As stinët nuk janë në anën ruse, Franca: “Pranvera e hershme” po i sjell kokëçarje ushtrisë së Putinit

As stinët nuk janë në anën ruse, Franca: “Pranvera e hershme” po i sjell kokëçarje ushtrisë së Putinit

Ushtria ruse ishte përgatitur dobët për pushtimin e saj në Ukrainë dhe tani po përballet me shumë vështirësi në terren, “veçanërisht në fushën logjistike dhe në fushën e inteligjencës”.

Kështu tha zëdhënësi i forcave të armatosura francize, Pascal Ianni për stacionin televiziv francez France2 të premten.

“Është e mundur që një sulm ndaj Kievit do të kryhet në ditët e ardhshme, por në fakt marrja e kontrollit të Kievit është një çështje krejtësisht tjetër dhe do të marrë një kohë të gjatë,” tha ai, duke treguar “rezervën” e ushtrisë ruse.

“Ushtria ruse është gjithashtu e kapur nga një pranverë e parakohshme,” shtoi ai, me tokën që shkrihet e që shkakton probleme lëvizshmërie për ushtrinë