“Vendim historik”, Bashkimi Evropian miraton paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë

“Vendim historik”, Bashkimi Evropian miraton paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë

Ministrat evropianë të financave kanë miratuar zyrtarisht një paketë të katërt të sanksioneve të cilat synojnë më shumë se 600 shtetas rusë, në atë që ministri francez i financave, Bruno Le Maire e quajti vendim historik.

“Është paketa më e shpejtë, më e fortë e sanksioneve e miratuar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian në historinë e tij”, deklaruan ministrat.

Emrat e individëve dhe subjekteve ruse të përfshirë në raundin e ri të sanksioneve nuk janë bërë të ditur.

“Do të keni një ndalim të ri për disa eksporte si mallra luksi në shtetin rus, klauzola e shtetit më të favorizuar brenda Organizatës Botërore të Tregtisë, e cila do të na lejojë neve – të 27 shteteve anëtare – të rrisim nivelin e tregtisë. Tarifat për të gjitha mallrat ruse”, tha Le Maire.

Sanksionet u zgjeruan për të përfshirë “oligarkët kryesorë, lobistët dhe propaganduesit që shtyjnë narrativën e Kremlinit për situatën në Ukrainë, si dhe për kompanitë kryesore në sektorë te aviacionit ushtarak dhe të përdorimit të dyfishtë, ndërtimin e anijeve dhe makineritë”

Kur u pyet nëse do të kishte sanksione të mëtejshme, Le Maire tha se mund të konfirmoj se presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi javën e kaluar se të gjitha opsionet mbeten në tryezë.