Kancelari gjerman: Ekonomia e Gjermanisë e kërcënuar nga lufta në Ukrainë

Kancelari gjerman: Ekonomia e Gjermanisë e kërcënuar nga lufta në Ukrainë

Lufta në Ukrainë, e cila po shoqërohet me sanksione kundër Rusisë përbën një kërcënim serioz për ekonominë gjermane.

Kjo është bërë e ditur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Në një konferencë për media bashkë me mbretin jordanez, Abdullah II, Scholz tha se situata në Ukrainë është një nga sfidat më të mëdha.

“Ne duhet të kuptojmë shumë mirë se kjo luftë në Ukrainë sjellë edhe sfida për ne në lidhje me pasojat ekonomike të sanksioneve”, tha Scholz, të martën në Berlin.

“Ne duhet të sigurohemi që ekonomia të jetë në fazë të mirë në këto kohë të vështira”, shtoi kancelarin gjerman.

Gjermania ka ekonominë më të madhe në Evropë.

Scholz dhe Mbreti Abdullah dënuan luftën në Ukrainë dhe i bënë thirrje presidentit rus Vladimir Putin “të ndalojë menjëherë të gjitha operacionet luftarake dhe të tërheqë trupat e tij pushtuese”, shkruan CNN.