Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Bono të naftës dhe subvencione për sigurimin e farës së patates dhe për pleh artificial
Këto janë disa nga format e ndihmës që do t’i ofrojmë për bujqit tanë si qeverisje lokale përgjatë javëve në vijim
Lidhur me këtë, sot njoftova disa bujq nga Rahovica, të shoqëruar nga kryetari i Bashkësisë së tyre Lokale
Këto masa i kam ndërmarrë pas miratimit të propozimit për ndihmë bujqëve, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, duke marrë parasysh ngritjen e çmimeve të naftës dhe të produkteve tjera bujqësore, si pasojë e ndikimit të pushtimit rus të Ukrainës
Ditët e ardhshme do t’i takojë edhe bujqit e lokaliteteve të tjera të Komunës sonë
#Bujqësia #Subvencione #StayWithUkraine