Tre kryeministrat evropianë arrijnë qëllimin, takojnë Zelenskyn në Kiev

Tre kryeministrat evropianë arrijnë qëllimin, takojnë Zelenskyn në Kiev

Kryeministri i Çekisë, ai i Polonisi dhe ai i Sllovenisë kanë takuar në Kiev presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Këtë e bëri të ditur vet Zelensky me anë të një videoje të postuar në rrjete sociale.

“Sa për armët. Kjo situatë, që kemi tani, është e rrezikshme. Në përgjithësi, është e rrezikshme në vend. Ne përulemi para jush [për një vizitë]. Sot, për shembull, disa lagje banimi në Kiev u granatuan. Ata gjuajnë në të gjitha territoret, në Ukrainën perëndimore, në rajonin e Lviv”, tha Zelensky.

Ai u tha zyrtarëve të huaj se rusët ndoshta mendonin se njerëzit do t’i takonin me kënaqësi.

“Atyre iu duk se një përqindje e caktuar e popullsisë do t’i mbështeste”, tha kreu i Shtetit.

Zelensky gjithashtu informoi se në mesin e trupave ruse në Ukrainë kishte përfaqësues të vendeve të tjera.

“Ata flasin një gjuhë që ne nuk e kuptojmë. Domethënë janë marrë ose nga Siria ose nga diku tjetër,” shtoi ai.

Më herët, kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal informoi se kryeministri i Polonisë Mateusz Moraëiecki, kryeministri i Republikës Çeke Petr Fiala dhe ai i Sllovenisë Janez Jansha diskutuan për mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën.