Agjensioni Turk TIKA me projekte konkrete në komunën e Bujanocit

Agjensioni Turk TIKA me projekte konkrete në komunën e Bujanocit

Në ambientet e kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit është zhvilluar takimi mes koordinatorit të TIKA-s për Serbi dhe kryetarit të komunës së Bujanocit. 

Gjatë takimit u diskutua për realizimin e dy projekteve në Bilaç, konkretisht renovimin e zyrave të Bashkësisë Lokale që do të mund të shfrytëzohej edhe për qëllime kulturore dhe aktivitete tjera, si dhe ndërtimi i një parku në fshat. 

Koordinatori i TIKA-s theksoi se mjetet financiare janë të siguruara, kurse kryetari Arifi premtoi që pjesën tjetër financiare të nevojshme për t'i implementuar këto projekte do t'i sigurojë komuna e Bujanocit. 

Takimi i përfaqësuesve të komunës së Bujanocit dhe TIKA-s është vazhdimësi e marrëdhënieve të mira mes dy palëve.