Ditë më parë u njoftua se kryetari i Mariupol, Ivan Federov, ishte rrëmbyer nga rusët, ndërsa sot Zelensky tregoi se ai është shpëtuar me anë të një operacioni special.
Presidenti i Ukrainës tregoi sot për shpëtimin e Federov, duke publikuar një video ku shihet se ai e telefonon kryetarin dhe bën shaka me të.
Zelensky i flet atij dhe bën shaka: “Jemi të lumtur që të morën. Duket se ke një zë shumë të gjallë”, thotë ai.
Kryetari i Melitopol ia kthen: “Faleminderit që nuk më braktise”.
“Ne nuk i braktisim tanët”, thotë Zelensky.
Përndryshe, Melitopol është duke u mbajtur ende përkundër sulmeve të shumta të kryera nga rusët atje. Nëse bie ky qytet jugor, atëherë rruga do të ishte e hapur për rusët që të marshojnë drejt Kievit prej jugut.