Shkrimtarët e Shoqatës së shkrimtarëve ''Feniks'' ndalohen në pikën administrative të Mutivodës (VIDEO)

Ndalesa është bërë për arsye të gjetjes së disa librave tëcilat janë të ndaluara nga shteti i Serbisë...

Shkrimtarët e Luginës së Preshevës gjatë vizitës së tyre të përvjetshme në komunën Medvegjës me rastin e festës së 7 marsit janë ndaluar nga policia në pikën kufitare të Mutivodës në mes Kosovës dhe Serbisë. Bilall Maliqi kryetar i Sh.Sh. "Feniks" në  intervistën  e dhënë për Rtv Aldi na sqaroi më hollësisht në lidhje me këtë rast.

Sipas z.Maliqi shkrimtarët e Shoqatës së shkrimtarëve ishin nisur për vizitën e tyre të përvjetshme me rastin e 7 marsit në shkollat e komunës së Medvegjës dhe arsyet e ndalesës ishin të pa baza dhe policët kufitar ishin argumentuar me faktin e gjetjes së disa librave që i posedonin  dhe gjoja ato libra ishin të ndaluara nga shteti i Serbisë.

Pas kësaj ndalese kryetari i Shoqatës së shkrimtarëve z.Maliqi kishte thirrur për një mbledhje të jashtëzakonshme e cila kishte të bënte specifikisht me rastin e kësaj ndalese që shoqata të ngrejë zërin për këto padrejtëi të cilat po i bëhen, si dhe cilat janë vendimet që do të merren në vazhdimësi.

Kryetati i Sh.Sh "Feniks" z.Maliqi u shpreh se shoqata do të vazhdojë me realizimin e qëllimeve të saj pasi që është shoqatë ligjshme e regjistruar në agjension me të gjitha të drejtat e saj dhe se pengesat e kësaj natyre nuk do të bëjnë që aktiviteti i kësaj shoqate të ndaloj.