Kështu tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, shkruan BBC.
Kreu i partisë qeverisëse të Polonisë, Jaroslaw Kaczynski, e njoftoi idenë gjatë vizitës së tij në Kiev në fillim të kësaj jave.
“Tani po e komunikojmë këtë propozim aty ku i takon, në samitin e ardhshëm të NATO-s”, tha Morawiecki në një konferencë shtypi në Varshavë.
Kryeministri thotë se ministri polak i mbrojtjes Mariusz Blaszczak e ka ngritur tashmë idenë në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe Danimarka tashmë është përgjigjur pozitivisht.
Pas njoftimit të idesë nga Kaczynski të martën, kreu i zyrës së kryeministrit, Michal Dëorczyk, tha se propozimi nuk do të thotë se NATO do të ndërhynte ushtarakisht në luftë