“S’mund të mbroheni ndaj saj” – Analisti i mbrojtjes tregon fuqinë e raketës hipersonike të Rusisë

“S’mund të mbroheni ndaj saj” – Analisti i mbrojtjes tregon fuqinë e raketës hipersonike të Rusisë

Profesor Michael Clarke, një analist i mbrojtjes thotë se Rusia do të duhet të "bashkojë forcat e saj" në jug dhe veri të Ukrainës nëse ata donë “të bëjnë ndonjë përparim të vërtetë".

Ai thotë se trupat ruse ndoshta do të duhet të bashkohen rreth qytetit antik të Poltava “në mënyrë që të rrethojnë forcat ukrainase”, shkruan Sky News.

“Nëse ky rrethim fillon të ndodhë, atëherë ukrainasit duhet të vendosin të lëvizin drejt perëndimit për të shpëtuar veten, për të jetuar, për të luftuar një ditë tjetër dhe me sa duket për të mbrojtur Kievin,” thotë ai.

“Por nëse e bëjnë këtë, ata do të heqin dorë në mbrojtjen e shumë qyteteve përgjatë këtij kufiri. Kështu që është një gjë shumë e vështirë për ta të vendosim”, shton ai.

Sidoqoftë, Prof Clarke thotë se rusët “po punojnë shumë për këtë”.

Në lidhje me raketën hipersonike Kinzhal që Rusia thotë se gjuajti në Ukrainë, Prof Clarke tha se arma udhëton midis pesë dhe 10 herë më shpejtë se shpejtësia e zërit.

“Kjo do të thotë se nuk mund të mbrohesh kundër tij,” shton ai.

“Ju nuk mund ta shihni. Nuk mund të përgatiteni për të. Ata duket se e kanë përdorur atë kundër një objekti nëntokësor në zonën e rajonit Ivano-Frankivsk”, thotë ai.

“Këto raketa janë zhvilluar për perspektivën e një lufte apokaliptike mes superfuqive”, shton Clarke.

“Kjo është hera e parë që përdoret ndonjëherë. Është testuar më pare”, tha në fund ai.