Franca ka ngrirë mbi 800 milionë euro pasuri të oligarkëve rusë

Franca ka ngrirë mbi 800 milionë euro pasuri të oligarkëve rusë

Franca ka ngrirë më shumë se 800 milionë euro (879.20 milionë dollarë) asete që u përkasin oligarkëve rusë.

Kështu ka bërë të ditur të mërkurën zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Të dielën, ministri i financave, Bruno Le Maire, tha në kanalin televiziv LCI se Franca deri më tani kishte ngrirë rreth 150 milionë euro në llogaritë bankare të qytetarëve privatë dhe 539 milionë euro pasuri të paluajtshme, që korrespondon me rreth tridhjetë prona ose apartamente.

Franca po ashtu ka bllokuar përdorimin e dy jahteve në pronësi rusë në vlerë prej 150 milionë euro.