Zbulohet e vërteta për dronin ushtarak në Mitrovicë

Zbulohet e vërteta për dronin ushtarak në Mitrovicë

Droni ushtarak që ra në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë iu takon KFORIT

Burimi nga KFOR-i u përgjigj me pohim në mënyrë jozyrtare se droni ishte pjesë e trupave ndërkombëtare të NATO-s. 

Rrezja e veprimit të këtij droni ishte 5 deri në 10 kilometra, çka tregonte se ishte lëshuar në afërsi të vendit ku kishte ndodhur rrëzimi. 

Nuk dihet nëse rrëzimi i tij tregonte për ndonjë defekt teknik apo nëse ishte goditur nga ndonjë trup tjetër.