Vizioni për zhvillim dhe kooperim me një bashkëpunim të ri
Përmes projektit “ Pako ushqimore për Ramazan“, po e fillojm një bashkëpunim të ri me Organizatën IHH me seli në Holand. Projekti i ndihmave ushqimore për familjet në kushte të veshtira ekonomike e sociale po realizohet nga shoqata Vizioni për zhvillim dhe kooperim para muajit të ramazanit.
Nëpërmjet këtij projektit do të shpërndahen pako ushqimore për Mujin e Shenjtë të Ramazanit, ku në saje të këtyre donatorëve do u mundësohet sa do pak një përkujdesje për familjet me nevojë, deri më tani u janë shpërndarë afërsisht 200 pako, familje në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.
Andaj dëshirojmë ti falenderojm Organizatën IHH me seli ne Holand për këtë bamirësi, njëkohësishtë një falenderim i veçant për kreatorin e krijimit të këtij bashkëpunumi Kryetarin e Fondacionin “ ALSAR “ z.Mehdi Gurra me seli në Tiranë , i cili ndërvite ka kontribuar dhe po vazhdon të kontribuon kur është fjalë për Luginën e Preshevës.
#Vizioniperzhvillimdhekooperim
#IHHHolanda #ALSAR
#Presheve