Kishim pak kohë,që harruam sëmundjen e Fruthit,në Komunën tonë,por me sa duket ky virus nuk po ka të ndalur.
Vetëm sot,në Sh.Sh. Presheva në Preshevë,Reparti i Mjeksisë së Përgjithshme,diagnostikohen tre raste të reja të virusit Morbili.
Të sëmurët nuk kishin lidhje familjare as që ishin në kontakt mes vete,pra ishin raste të veçanta.Të sipërpërmendurit janë izoluar dhe dërguar për mjekim të mëtejshëm në Qendrën Spitalore të Vrajës.
Tani për tani mundë të flasim për epidemi në komunën tonë,numri i të infektuarve është i madh.
Mjekimi më i mirë i Fruthit,është parandalimi.Për të parandaluar sëmundjen,duhet ti njihni shenjat dhe simptomat,të cilat nuk dallojnë shum nga Gripi.
Shumë e rëndësishme është ngritja e tempetaturës trupore deri në 40 C.Pas 10 ditëve në trupin e njeriut,shfaqen formacione të kuqe papulomatoze (që nuk shoqërohen me kruarje).
Prognoza e Sëmundjes është realitivishtë e mirë,por mundë të shfaqen komplikacionet edhe vdekjeprurëse!
Parandalimi i infeksionit është i njejtë me atë të Gripit.Nëse keni shenja të sipërpërmendura,urgjentishtë lajmrohuni te mjeku juaj.
Dr.med.Desaret Murati
Kryeshef
Ky është postimi në rrjetin social facebook i Dr.med.Desaret Murati.