Komuna e Bujanocit ndihmon 605 studentë me bursë në vlerë totale prej 15 milion dinarë

Komuna e Bujanocit ndihmon 605 studentë me bursë në vlerë totale prej 15 milion dinarë

Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi:

Sot, për  605 studentët e komunës së Bujanocit, do të bëhet pagesa e ndihmës së njëhershme financiare në vlerë  prej 15.000.000, mil.din. (rreth 127.120,€) .

Ky vit akademik në aspektin financiar për studentët e komunës sonë është vit i jashtëzakonshëm, pasi që me buxhetin komunal ka pasur ngritje nga 10.000.000 mil.din në 15.000.000 mil.din.

Premtuam për rritje dhe këtë e realizuam. Urojmë që studentët tonë këtë rritje financiare ta  kthejnë me suksese akademike. 

Suksese!