KFF.Preshevë-Bujanoc rrezikon të shuhet pas një dënimi nga federata serbe, Ndihmo klubin që mos të shuhet

Ndihmo klubin që mos të shuhet

Klubi Futbollisitik i Femrave Preshevë-Bujanoc gjatë ndeshjes të zhvilluar në qytetin e Pirotit është dënuar me një shumë prej 350mijë dinarë për shkak se pas provokimeve të ekipit kundërshtarë drejt futbolliseve nga Lugina e Preshevës duke provokuar me tre gishta të ngritur lartë, futbollistja e klubit Preshevë-Bujanoc pas shënimit të golit si kundërpërgjigje ka bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Federata Serbe  e futbollit ka suspenduar futbollisten si dhe ka dënuar klubin me një shumë të cilën K.F.F.Preshevë-Bujanoc nuk ka mundësi ta paguaj pa ndihmën e donatorëve dhe pushteteve lokale në Preshevë dhe Bujanoc.

Nësë gjatë afatit ky dënim nuk shlyhet klubi rrezikon të shuhet dhe futbollistet e këtij klubi nuk do të kenë mundësi ku të luajnë.

K.F.F.Preshevë-Bujanoc garon në ligën e dytë të Serbisë dhe është klubi i vetëm i femrave në Luginën e Preshevës, në të cilin aktivizohen futbolliste femra nga komunat shqiptare që jetojnë në Serbi .


Kontriboni që ky klub i vetëm në Luginë të Preshevës mos të shuhet:
SWIFT/BIC:      KOBBRSBG
Name Bank:      Komercijalna Banka AD Beograd
IBAN/ Account number:     RS35205903102816191920
Name:       Futboll për Femra PB
City/Country:     Presevo, Republic of Serbia