Basha tha se gjatë kësaj periudhe kanë ikur nga Shqipëria edhe investitorët që kanë qenë, ndërsa nuk mund të krahasohemi me Serbinë sa i takon investimeve.
Basha fajësoi qeverinë për rritjen e borxhit, ndërsa tha se Partia Demokratike ka prioritet çlirimin e tregjeve.
“Nuk ka patur asnjë investim të ri të huaj në 5 vite. Ndërkohë që në rajon, qeveria serbe jep 9.5 milionë euro të taksapaguesve serbë si nxitje për investimin. Kjo qeveri të kishte ulur borxhin publik të paktën. E ka rritur dhe vazhdon që ta rrisë. Mburren me uljen e euros, duke thënë se kanë ulur borxhin.
Kanë rritur barrën fiskale të bizneseve të vogla dhe kanë krijuar lehtësira për bizneset e mëdha, që nuk krijojnë asnjë vlerë të shtuar në ekonomi”, tha Basha, i pranishëm në Forumin e Tiranës për Lirinë Ekonomik, njofton TCH.
Më tej, Basha shtoi: “Prioriteti kryesor i Shqipërisë, sipas Partisë Demokratike, është çlirimi i tregjeve. Kjo kërkon një reformë të thellë strukturore dhe fiskale”.