Katër persona, përfshirë dhe sulmuesin, vdiqën gjatë një situate pengmarrjeje në Yountville, kur një burrë hyri në shtëpinë e të moshuarve me pushkë në dorë.
Një zëdhënës i policisë tha se tre gra u gjetën të pajeta brenda godinës, së bashku me agresorin. Tre femrat mësohet se ishin stafi i qendrës.
Ngjarja ndodhi në orën 02:00 me orën shqiptare.
Identiteti i agresorit ende nuk është bërë i ditur nga policia dhe nuk dihet nëse ai kishte apo jo lidhje me viktimat.