Bombarduesit bërthamorë të Putinit fluturojnë skaj Ukrainës

Bombarduesit bërthamorë të Putinit fluturojnë skaj Ukrainës

Bombarduesit bërthamorë të Vladimir Putinit janë parë në qiellin mbi Rusinë perëndimore pas fundosjes së anijes luftarake në Detin e Zi, shkruan gazeta britanike “Metro”.

Pamjet tregojnë katër avionë rusë Tu-95, të njohur si Bears, duke fluturuar në rajonin e Kaluga, në një distancë goditëse nga Ukraina.

Moska ka përdorur më parë bombardues me rreze të gjatë për të goditur Kievin me raketa lundrimi jo-bërthamore.