• E mërkurë / Jun-25 00:08
  • Kontakt

​Votojnë francezët, Macron synon të mundë Le Pen e të djathtës ekstreme

​Votojnë francezët, Macron synon të mundë Le Pen e të djathtës ekstreme

Votuesit francezë sot do vendosin sot nëse do t'i japin Emmanuel Macron pesë vjet të tjera si president ose do ta zëvendësojnë atë me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Pas një fushate zgjedhore përçarëse, Le Pen përballet me një betejë të vështirë me kundërshtarin e saj 44-vjeçar.

Për të fituar, të dy duhet të tërheqin votuesit që mbështetën kandidatët e tjerë në raundin e parë.

Por këto janë dy figura polarizuese në Francë dhe abstenimi është i mundur.

Kundërshtarët e Macron e quajnë atë arrogant dhe president të të pasurve, ndërsa liderja e ekstremit të djathtë është akuzuar se ka lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin.

Macron u ngrit në pushtet me një premtim të furishëm ndryshimi, por shumë ankohen se ende nuk e kanë parë atë. Presidenca e tij është goditur nga protestat, pandemia Covid dhe tani kostoja në rritje e jetesës.

Ndërkohë, Marine Le Pen ka mësuar nga gabimet që bëri kur u mund nga i njëjti kundërshtar në raundin e dytë në vitin 2017. Ky është kandidimi i saj i tretë në presidencë dhe nëse dështon mund të jetë e fundit për atë.

E panjohura e madhe në këto zgjedhje është se sa votues do të refuzojnë të mbështesin këta dy kandidatë, qoftë duke hedhur një fletë të bardhë apo duke mos dalë fare. Pjesa më e madhe e Francës është me pushime dhe pjesëmarrja mund të jetë historikisht e ulët.

Fushata ka qenë e shkurtër, por zgjedhja për votuesit është e qartë, midis një presidenti pro-evropian dhe një kandidati nacionalist që kërkon të ndalojë shaminë dhe të kufizojë imigracionin.

Cilido qoftë rezultati, Macron do t’u drejtohet votuesve të dielën në mbrëmje.