• E mërkurë / Jun-25 00:03
  • Kontakt

KBI në Bujanoc shtron iftarë tradicional me përfaqësuesit e të gjitha strukturave të komunës së Bujanocit

KBI në Bujanoc shtron iftarë tradicional me përfaqësuesit e të gjitha strukturave të komunës së Bujanocit

Në mbrëmjen e ditës së djeshme,  Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, shtroi iftarin tradicional me përfaqësuesit e të gjitha strukturave të komunës së Bujanocit. 

Duke filluar nga pushteti lokal i komunës, drejtoratet komunale, drejtorët e shkollave, përfaqësues nga ndërmarrjet private, nga mjekësia, personalitete publike, imamët e xhamive me këshillat e xhematit, përfaqësuesit e mediave dhe shumë të tjerë.

Kurse mysafir special të këtij iftari ishin përfaqësuesit e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës të kryesuar nga kryeimami Vedat ef. Sahiti.

Ezanin e iftarit e thirri Sherif Bajrami, kurse ashere nga Kurani lexoi imami Xhelal ef. Jakupi.

Pas iftarit, të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit Mr. Ragmi ef. Destani duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen, Ai elaboroi aktivitetin e Këshillit gjatë muajit të ramazanit, duke falënderuar imamët për punën e tyre, pastaj departamentin e të rinjve dhe Gruas e të tjerë.

Fjalën përshëndetëse e mori më pas kryetari i komunës z. Nagip Arifi. 

Kurse në fund, të pranishmëve iu drejtua kryeimami i BIK-ut Vedat ef Sahiti.

Në këtë iftar, Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc,  kishte ftuar edhe tre nxënës nga shkolla e mesme Sezai Surroi në Bujanoc, të cilët javën e kaluar, në garat regjionale në Serbi, në lëndën e fizikës, kishin zënë dy vendet e para dhe njëri vendin e dytë. 

Atyre dhe dy profesorëve të tyre Vjollca Rexhepi dhe Baki Rexhepi, Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc u ndau nga një dhuratë për këtë të arritur. 

Namazin e jacisë dhe teravisë, kryeimami Vedat ef. Sahiti e fali në xhaminë e strukarëve  në Tërnoc, si ligjërues dhe imam.