Këtë veprim do ta bëjë Zelensky pas përfundimit të luftës

Këtë veprim do ta bëjë Zelensky pas përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës ka njoftuar se menjëherë pas përfundimit të luftës, do ta bëjnë regjistrimin e popullsisë, me qëllim për të parë se sa persona kanë vdekur sakte, sa janë zhdukur, dhe sa ka qenë dëmi ekonomik dhe infrastrukturor që ka shkaktuar Rusia ndaj këtij shteti, transmeton Gazeta Metro.

Regjistrimi i popullsisë bëhet në periudha të caktuara kohore bëhet me qëllim që të iu mundësojë politikbërësve të ndërtojnë politika shtetërore aty ku ka nevojë për investime në infrastrukturë shkollore, çerdhe, shkolla, për të pasë të qartë strukturën, moshën dhe gjininë e popullsisë, për të parë se sa ka ndryshuar demografia në rast se ka pas lëvizje të popullsisë jashtë kufijve, të cilët kanë shkuar për arsye nga më të ndryshmet.

Që nga 24 shkurt kur Rusia ndërmorri një agresion në shkallë të gjerë, kjo e fundit nuk ka kursyer fare popullsinë civile, madje duke bombarduar edhe në korridoret e evakuimit, stacionet e trenave, objektet kolektive civile, objekte fetare dhe qeveritare etj.

Pas tërheqjes nga rrethimi i kryeqytetit Kiev, presidenti rus Vladimir Putin, synim ka që të pushtojë zonat lindore të Ukrainës, respektivisht zonën e Donbasit, po ashtu synim i Kremlinit mbetët pushtimi i tërsishëm i pjesës jugore të Ukrianës, me qëllim që kësaj të fundit ti bllokohet dalja në Detin e Zi dhe Azov, dhe me këtë pushtim, territori rus të zgjerohet deri në lindje të Moldavisë, më saktësishtë në enklavën ruse në kët vend, Tranznistrinë.

Nëse këto synime të Rusisë arrihen, gjithsesi edhe struktura demografike e këtij vendi do të ndryshojë, gjithashtu mbi 4 milionë ukrainas tani më ndodhën kudo nëpër Europë, ndërsa mbi 10 milionë prej tyre tani më janë shpërngulur brenda territorit të vendit, pavarësisht gjitha këtyre vetëm procesi i regjistrimit të popullsisë, do të evidentonte në përpikmëri dëmet në popullsi, ekonomi, infrastrukturë që Rusia ia ka shkaktuar Ukrainës.

Vlenë të përmendet se Ukraina regjistrimin e fundit të popullsisë e pati në vitin 2001.