Krivokapiq ka thënë se s’ka dëshiruar t’ia dorëzojë detyrën dikujt që sipas tij s’është legjitim në postin e kryeministrit.
Në vend të pranim-dorëzimit të detyrës Krivokapiq i ka lënë një mesazh në zyrë Abazoviqit.
“Pasiqë kemi pasur një shkelje kushtetuese dhe të procedurave. S’dua t’i jap legjitimitet shkeljes demokratike dhe ligjore. E lashë një mesazh të qartë në kabinet sa i përket tranzicionit”, ka thënë Krivokapiq.
Dritan Abazoviq u zgjodh kryeministër para dy ditësh pasi mori shumicën e votave në Parlamentin malazez duke u bërë kryeministri i parë shqiptar në Malin e Zi.