‘Hitleri ishte hebre’ Blinken: Retorika e Lavrov është e poshtër dhe e rrezikshme

‘Hitleri ishte hebre’ Blinken: Retorika e Lavrov është e poshtër dhe e rrezikshme

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov është kritikuar nga Izraeli pasi pretendoi se lideri nazist Adolf Hitler kishte gjak hebre, e ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, i cili e ka quajtur retorikë të ndyrë dhe të rrezikshme.

“Bota duhet të kundërshtojë këtë retorikë të ndyrë dhe të rrezikshme dhe të mbështesë partnerët tanë ukrainas përballë sulmit të egër të Kremlinit.” Kështu tha sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, në një postim në Twitter, duke ju referuar ministrit të Jashtëm rus, Serghei Lavrov.

Ndërsa ministri i jashtëm izraelit Yair Lapid e quajti deklaratën e Lavrov “të pafalshme, skandaloze dhe një gabim historik të tmerrshëm”.

“Hebrenjtë nuk e vranë veten në Holokaust” tha Lapid. “Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të fajësosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm”, shtoi ai.