Haradinaj nga SHBA-të: Amerika nuk është vetëm aleati ynë kryesor strategjik, por edhe atdhe për mijëra shqiptarë

Haradinaj nga SHBA-të: Amerika nuk është vetëm aleati ynë kryesor strategjik, por edhe atdhe për mijëra shqiptarë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka vizituar edhe Federatën Pan-Shqiptare në Amerikë "Vatra" dhe kanë biseduar për rolin e diasporës.

“Amerika nuk është vetëm aleati ynë kryesor strategjik. Ajo është atdhe për mijëra e mijëra shqiptarë, që në rrethana të ndryshme u larguan nga vendi, e tanimë kanë jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara.”, ka shkruar Haradinaj.

Gjithashtu, Haradinaj ka thënë se përkrahja e shqiptarëve në Amerikë është e rëndësishme veçanërisht për Kosovën e sigurt, pjesë të NATO-s dhe ndihmën në fusha të ndryshme, veçanërisht në ekonomi.

Ky është postimi i plotë:

Amerika nuk është vetëm aleati ynë kryesor strategjik. Ajo është atdhe për mijëra e mijëra shqiptarë, që në rrethana të ndryshme u larguan nga vendi, e tanimë kanë jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara.
Pata kënaqësinë të vizitoj sot Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”. Biseduam së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë dhe rajon si dhe për rolin e rëndësishëm që ka diaspora, veçanërisht lobi shqiptaro-amerikan.
Ritheksova nevojën e përkrahjes së tyre për Kosovën e sigurt, pjesë të NATO-s, si dhe për ndihmën e nevojshme për zhvillim në shumë fusha, veçanërisht në ekonomi.
Ishte fat historik për shqiptarët, që edhepse bijtë e tyre kaluan Atlantikun, asnjëherë nuk u shkëputën nga trungu, asnjëherë nuk e harruan Atdheun.
Zoti i bekoftë shqiptarët,
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.