Një tjetër oligark rus vdes në rrethana misterioze: Zyrtarët thonë se ish-drejtuesi i firmës energjetike vdiq “pasi shkoi te një mjek popullor”

Oligarku rus, Alexander Subbotin, ka vdekur në rrethana misterioze në shtëpinë e një “mjeku popullor” gjatë fundjavës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Subbotin, ish-menaxheri i lartë i kompanisë ruse të energjisë Lukoil, është i fundit nga disa oligarkë rusë që ka vdekur në një mënyrë të dyshimtë mes agresionit rus të Ukrainës.

Ai u gjet i vdekur në bodrumin e shtëpisë së një “mjeku popullor” në Mytishchi, një qytet në verilindje të kryeqytetit Moskë, të dielën pasi pësoi një atak në zemër, raportoi media ruse TASS.

Për vdekjen e tij është hapur një çështje penale.

Miliarderi dyshohet se shkoi në shtëpinë e “mjekut popullor në një gjendje të dehur (droge dhe alkooli) një ditë para vdekjes së tij”, tha një burim për TASS.

Trupi i tij u zbulua në një dhomë të bodrumit që thuhet se përdoret për “ritualet vudu xhamajkane”.

Autoritetet ruse kanë nisur një hetim penal për vdekjen e Subbotin ndërsa përpiqen të zbulojnë shkakun e saj, raportoi TASS.

Hetuesit do të kryejnë gjithashtu një hetim nëse kishte drogë në gjakun e tij kur ai vdiq.

Vdekja e tij vjen vetëm disa muaj pasi Lukoil bëri thirrje “për një fund të shpejtë të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës”.

Lukoil operon në 11 shtete në të gjithë Shtetet e Bashkuara, e cila ka ndaluar importin e naftës ruse në një përpjekje për të bërë presion mbi presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund pushtimit.

Subbotin i bashkohet një liste në rritje të oligarkëve rusë që kanë vdekur që nga fillimi i agresionit në fund të shkurtit.

Oligarkët janë vënë në shënjestër të sanksioneve perëndimore, ndërsa të tjerë janë shprehur kundër luftës.