Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka dhënë detaje për vrasjen e dyfishtë në Mitrovicë të Veriut, ku i dyshuari M.B, ka privuar nga jeta babin e tij M.B dhe vëllain binjak U.B.
Me anë të një komunikate për media, njoftohet se motivet që kanë shtyrë të dyshuarin të vrasë babin dhe vëllain e tij, janë ende ta panjohura.
Tutje, njoftohet se i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë’’, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
“Mitrovicë, 27 maj 2022 – Rreth orës 5 – 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, i dyshuari M.B., për motive tani për tani të panjohura ka privuar nga jeta babain e tij M.B., dhe vëllaun binjak U.B., me këtë i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 e 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Vrasje e dyfishtë brenda familjes në Mitrovicën e Veriut
Mitrovicë, 27 maj 2022 – Rreth orës 5 – 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, i dyshuari M.B., për motive tani për tani të panjohura ka privuar nga jeta babain e tij M.B., dhe vëllaun binjak U.B., me këtë i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 e 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.