Putin dhe Vuçiq bisedojnë në telefon, flasin për Kosovën

Putin dhe Vuçiq bisedojnë në telefon, flasin për Kosovën

Presidenti rus dhe ai serb, Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiq kanë zhvilluar një bisedë telefonike së fundmi ku kanë folur për zhvillimet e fundit sa i përket gazit natyror.

Sipas raportimit të Reuters, Putin dhe Vuçiq janë pajtuar që të vazhdojë furnizimi i Serbisë me gaz natyror nga Rusia, transmeton lajmi.net.

Ata kanë diskutuar gjithashtu edhe për çështjen e Ukrainës dhe Kosovës, por nuk janë dhënë detaje për qëndrimet e tyre në këtë çështje.

Të dy presidentët janë zotuar për forcimin e partneritetit të tyre.