Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve z.Arifi priti në kabinet fëmijët e shkollës fillore ''Naim Frashëri''

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve z.Arifi priti në kabinet fëmijët e shkollës fillore ''Naim Frashëri''

Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi:

Sa kënaqësi e madhe të pres disa nga nxënësit e shkollës fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc për nderë të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve.

Bashkëbiseduam për shumë çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve, kushtet në arsim, si dhe planet për të ardhmen.

I informova se Komuna e Bujanocit vazhdimisht punon drejt përmirësimit të kushteve në shkollë dhe ngritjen e cilësisë në arsim, kurse për vitin akademik 2022/2023 për herë të parë do t'ia paguajmë shujtat (kuzhinën)për të gjithë nxënësit e shkollave fillore, dhe prindërit nuk do të shpenzojnë më nga buxheti familjar.

I uroj të gjithē fëmijëve shëndet të plotë dhe realizim të ëndrrave të tyre.