Përfundojnë punimet infrastrukturore në Osllarë, Nesalcë dhe Turi

Përfundojnë punimet infrastrukturore në Osllarë, Nesalcë dhe Turi

Gjatë javës së kaluar kanë përfunduar tri projekte infrastrukturore. Bëhet fjalë për asfaltimin e rrugës në fshatin Osllarë, respektivisht prej rrugës kryesore që shpie në drejtim të varrezave të fshatit. Vlera e përgjithshme e investuar në këtë rrugë kap shumën prej 2.504.000,00 dinarë me TVSh.

Gjithashtu, janë asfaltuar edhe disa rrugica në fshatrat Nesalcë dhe Turi, ku vlera e projketit në Nesalcë është 1.100.000,00 me TVSh, ndërsa ajo e fshatit Turi 800.000,00 me TVSh.

Punëkryes i punimeve është kompania "Shera Beton".