Johnson do të vazhdojë të jetë kryeministër, por autoriteti i tij është zbehur dukshëm.
Siç raporton Reuters, Johnsonin e mbështetën 211 deputetë, kurse 148 tjerë votuan kundër tij, ka bërë të ditur Graham Brady, kryetar i Komitetit që mbikëqyri votimin.
Johnson siguroi mbështetjen e 59 për qind të votave të deputetëve të tij, madje kjo përqindje ishte më e ulët sesa ajo që e kishte arritur paraardhësja e tij Theresa May kur në votëbesim fitoi 63 për qind – pra në mocionin e iniciuar kundër saj në vitin 2018.
Johnson në vitin 2019 u shpall kryeministër i Britanisë së Madhe, por së fundmi është në presion të madh pas raportimit për organizim të ahengjeve në kohën e pandemisë së COVID-19, kur kishte kufizime në tërë këtë shtet evropian.