LPD ka shënuar 20 vjetorin e themelimit dhe veprimtarisë politike, si subjekt me ndikim të rëndësishëm politik në Luginë të Preshevës

LPD ka shënuar 20 vjetorin e themelimit dhe veprimtarisë politike, si subjekt me ndikim të rëndësishëm politik në Luginë të Preshevës

Lëvizja e Progresit Demokratik më 15 qershor ka shënuar 20 vjetorin e themelimit dhe veprimtarisë politike, si subjekt me ndikim të rëndësishëm politik në Luginë të Preshevës.

LPD-ja erdhi si frymë politike pas betejave të njëpasnjëshme duke patur për objektiv themelor kauzën kombëtare për liri e të drejta.

Gjeneza e LPD-së i kalon edhe dy dekadat e veprimtarisë politike. Ideologu dhe lideri historik z.Jonuz Musliu ishte ai i cili filloi celulat e para me bashkëveprimtarët e tij duke organizuar demostratat e `81-shës, duke organizuar bashkëthemelimin e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK-së), më pastaj si i burgosur politik në vitet e `80-ta, e për të vazhduar me bashkëveprimtarët formimin dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në fillim të viteve `90-ta deri në çlirimin e Kosovës.

LPD-ja erdhi si forcë politike për të luftuar me mjete demokratike e paqësore për të fituar të drejtat tona në polici, shëndetësi, ekonomi, arsim, kulturë e politikë, si dhe për të transformuar gjendjen e komunave shqipfolëse në Luginë në aspektin e infrastrukturës rrugore e urbanistike.

Përgjatë këtyre dy dekadave, betejat politike të LPD-së u bënë bazë e veprimit politik përgjatë gjithë procesit politik në të cilin po kalonin shqiptarët. Zëri i LPD-së me liderin e saj Jonuz Musliun, ishin në çdo vend e në çdo situatë në të cilin po kalonin shqiptarët.

Dhe sot kur LPD-ja po shënon 20 vjetorin e themelimit, nuk e ka fizikisht ideologun e saj Jonuz Musliun. Por filozofia politike e veprimtarisë së tij do të jetë shkolla politike që do ta ndjekin e do të trashëgohet brez pas brezi.