“Unë sugjeroj se të gjithë ata që duan të qëndrojnë të gjallë të largohen nga qyteti. Rreth 230,000 njerëz mbeten në qytetin e Mykolaiv tani”, tha kryebashkiaku.
Siç raporton CNN rrugët e evakuimit jashtë qytetit janë në drejtimet e Odesës, Kryvyi Rih dhe Kiev.
Ai e përshkroi situatën si “në përgjithësi shumë të keqe. Qyteti bombardohet çdo ditë”.
Kryebashkiaku tha se 111 njerëz janë vrarë dhe 502 persona janë plagosur, duke përfshirë gjashtë fëmijë.