Sipas medieve të huaja burri, që iu referuan në gjykatë si Josef S, ishte personi më i vjetër që u akuzua për krime të epokës naziste.
Ai u dënua me pesë vjet burg të martën për bashkëpunim në vrasjen e 3,518 të burgosurve në kampin Sachsenhausen, në veri të Berlinit, midis vitit 1942 dhe 1945.
Ai u dënua nga një gjykatë gjermane në shtetin verilindor të Bradenburgut.
Burri, i cili tani jeton në shtetin e Brandenburgut, ishte deklaruar i pafajshëm gjatë gjithë gjyqit. Të njëjtin deklarim e bëri të hënën, pak përpara vendimit të së martës.
“Nuk e di pse jam këtu”, tha ai sërish në mbyllje të procedurës. Derisa ishte marrë në pyetje i pandehuri më parë pati thënë se nuk ka bërë “absolutisht asgjë”. Ai mohoi të kishte njohuri për krimet e mëdha që ndodhën në Sachsenhausen, duke thënë se ai kishte qenë një punëtor ferme në kohën në fjalë.