Siç bëhet e ditur, Ihor Kolykhaiev kishte mbetur në qytetin e pushtuar për t’u shërbyer qytetarëve të tij.
Kyiv Independent dhe Ukrainska Pravda kanë cituar deklaratën e këshilltares së Kolykhaiev, Halyna Liashevska.
“Ata e kanë rrëmbyer Ihor Kolykhaiev”, tha ajo në këtë deklaratë.
Që nga fillimi i luftës, ka pasur disa raporte për rrëmbim të aktivistëve dhe figurave pro-ukrainase në territoret e pushtuara.