Partia Demokratike në Bujanoc feston 11 vjetorin e themelimit

Partia Demokratike në Bujanoc feston 11 vjetorin e themelimit

Data 2 korrik ndërthur në vete histori të veçanta e me plotë kuptim për shqiptarët. Pikërisht me këtë datë në vitin 1990, u nënshkrua Deklarata Kushtetuese e Pavarësisë së Kosovës, që ndryshe njihet si “Deklarata e 2 Korrikut”. 21 vite më vonë, më 2 korrik 2011 u themelua edhe zyrtarisht Partia Demokratike, me seli në Bujanoc.

Arifi kujton themelimin e partisë me entuziazëm të madh, ku thotë se rajoni kishte nevojë për një organizim politik për t’i zgjidhur problemet e për t’i përballuar sfidat.

Disa nga ne kishin përvojën në jetën politike dhe publike, kurse rrugëtimit tonë i’u bashkangjitën edhe kuadro të reja dhe me ambicie të mëdha për të dhënë kontribut në çdo sferë.Dhe kur i bashkuam këto forca krijuam një ekip të jashtëzakonshëm i cili ndërtoi themelet e një partie politike moderne.

Në saje të këtyre gërshetimeve suksesi ishte i pashmangshëm. Andaj, pa u bërë ende një vit nga takimi i Këshillit Nismëtar, Partia Demokratike arriti që të triumfojë bindshëm në zgjedhjet e para lokale që u organizuan”, u shpreh Arifi.

Çdo rrugëtim ka sfida, andaj edhe në politikë sfidohemi ndoshta edhe më shumë. Partia Demokratike gjatë rrugëtimit të saj ka pas edhe momente jo të lehta. Të ballafaqohesh me problemet e shumta të qytetarëve në një shtet që të llogaritë si qytetar i rendit të dytë nuk është e lehtë. Mungesa e investimeve në zhvillim ekonomik nga ana e shtetit po krijon pa perspektivë, e cila po shoqërohet me ikje të të rinjëve drejt shteteve të BE-së, mungesa e teksteve shkollore, pasivizimi i adresave të qytetarëve shqiptarë dhe mosnjohja e diplomave të Univerziteteve nga Republika e Kosovës janë vetëm disa nga sfidat që e preokupojnë jo vetëm PD-në, por edhe gjithë shqiptarët në Luginë.