ara takimit të G20 në Bali, shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, u bëri thirrje pjesëmarrësve të reagojnë së bashku kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe izolimit të ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
“E drejta ndërkombëtare është një interes i përbashkët për ne”, tha kryediplomatja gjermane përpara se të hapte samitin. “Kjo është edhe arsyeja për të mos i lënë hapësirë Rusisë”, shtoi ajo.
Ndërkohë, Lavrov arriti në Bali dhe duhet të takohet menjëherë me homologët kinezë dhe turq, Wang Yi dhe Mevlut Çavusoglu, raporton dpa.
G20 bashkon 19 vende ekonomikisht të forta dhe Bashkimin Evropian. Ndryshe nga grupi i shtatë ekonomive më të mëdha në botë, G20 përfshin gjithashtu vende me praktika të dobëta demokratike, duke përfshirë autokraci si Rusia, Kina dhe Arabia Saudite.