Urimi i plotë i z.Shqiprim Musliu:
Të dashur vëllezër e motra,
Kurban Bajrami është një ditë e veçantë për të gjithë ne. Nëpërmjet kësaj feste ne gërshetojmë në vetet tona mirësitë dhe vlerat universale të sakrificës, solidaritetit, vëllazërisë dhe dashurisë mes njëri-tjetrit.
Uroj më të mirën për ju në këto momente gëzimi, dhe çdo ditë e jetës tuaj u bëftë kurban i lumturisë dhe begatisë në familjet tuaja.
Gëzuar Kurban Bajramin