Një dron sulmoi selinë e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas guvernatorit të Sevastopolit, Mihail Razvozhaev, një dron fluturoi në çatinë e selisë së Flotës së Detit të Zi.
Siç pretendojnë rusët, forcat ajrore ukrainase dyshohet se janë përgjegjëse për sulmet.
Theksojmë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë video-adresimit të mbrëmshëm se do të hakmerren ndaj forcave pushtuese ruse.
Ndryshe, shumë turistë dhe qytetarë rusë janë parë duke ikur nga ishulli i okupuar i Krimeas pas sulmeve të forcave ukrainase ndaj caqeve ruse.