z.Mustafa fton menaxhmentin e NP Moravica që mos të bien pre e porosive të dy Trafikantëve Politikë

z.Mustafa fton menaxhmentin e NP Moravica që mos të bien pre e porosive të dy Trafikantëve Politikë

Postimi i plotë i kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa:

Duke filluar nga muaji korrik por edhe tani në gusht, NP Moravica në Preshevë po ushtron rolin e të fortit dhe terror psikologjik ndaj bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë e punojnë me familjet e tyre në vendet e  Baskimit Europian e më gjërë, por dhe atyre në Republikën e Kosovës!  

Këto familje edhepse nuk janë qytetar rezident faturohen nga ndërrmarrja në fjalë për ujrat e zeza dhe largimin e plehrave në periudhë kohore njëlloj sikurse edhe bashkëqytetarët rezident për shërbime që u ofrohen maksimalisht dy muaj në vit. Reagimet refuzuese të këtyre bashkëatdhetarëve janë plotësisht të arsyeshme.

Këta bashkëatdhetar marrin shërbimet e furnizimit me energji elektrike, shërbimet e internetit, shërbimet e kanaleve televizive, shërbime shëndetsore dhe të tjera shërbime në përditshmëri si nga kompani publike por edhe private por paguajnë vetëm për kohën që marrin shërbimin e JO për tërë vitin kalendarik madje në kohë të pacaktuar.

Nga ana tjetër shumë prej tyre diskriminohen e terrorizohen psiqikisht kur organet policore i shlyejnë vendbanimin nga regjistri civil dhe po të njejtit duhet tē paguajnë shërbimet e Moravicës? Nga ana tjetër janë lëshuar edhe shumē fatura për kryefamiljar që tanimë janë të vdekur? A nuk është ky edhe një provokim shpirtëror i familjeve të tëra në komunën e Preshevës?

Faturimet u takojnë famijleve me kryefamiljar të gjallë e rezident por jo në emër të të vdekurve dhe atyre që nuk janë rezident.  Faturimet qytetarëve jorezident mund t'u dërgohen për kohën që i marrin shërbimet e komunalisë edhe ate maksimalisht dy muaj në vit!

Pas këtij veprimi të kundërligjshëm, jomoral, kërcnues, shantazhues e çka jo tjetër ndaj familjeve të tëra bashkëatdhetarësh në vendet e Europës Perëndimore e më gjërë dhe atyre në Republikën e Kosovës qëndrojnë në heshtje Pushteti Lokal i dyshes që kanë emër  Trafikantë Politikë!

Prandaj, ftojmë menaxhmentin e NP Moravica që mos të bien pre e porosive të dy Trafikantëve Politikë sepse këta qytetarë janë vëllezrit, motrat, nënat, baballarët, miqtë e bashkëkombasit tanë. Mos i ndëshkoni, mos i traumatizoni por trajtoni ashtu si meritojnë!

#ndaldiskriminimin

#mosluanirolinetëfortit

#trafikantëtpolitikkanëemër