Sfida e radhës e njerëzimit? Krijimi i Avatarëve robotik

Në të ardhmen e afërt, punonjësit e kërkim-shpëtimit do të mund të futen në zonat e fatkeqësive jo në këmbë ose me mjetet tradicionale të shpëtimit...

Në të ardhmen e afërt, punonjësit e kërkim-shpëtimit do të mund të futen në zonat e fatkeqësive jo në këmbë ose me mjetet tradicionale të shpëtimit, por nëpërmjet robotit avatar.

Në fakt ky është vizioni i fundit i XPrize, i cili ka hapur një konkurs që do t’i japë 10 milionë dollarë ekipit të parë i cili është në gjendje të krijojë një avatar robotik funksional deri më 2021, raporton mashable.

XPrize ende është duket përshkruar rregullat dhe kërkesat e sakta të asaj se çfarë sjellë kjo, por bazat janë këto: Avatarët të kontrollohen pa ndonjë trajnim të specializuar, të jenë të operueshëm nga të paktën 100 km largësi.

Për ta bërë këtë, ekipet do të duhet të përdorin një numër llojesh të ndryshme të teknologjive: realitetin virtual, robotikën, inteligjencën artificiale.

Është një qëllim ambicioz, por një themelues i XPrize, Peter Diamandis, beson se është i mundur më shpejt të realizohet ky qëllim falë përparimeve teknologjike të nevojshme për ta mundësuar një krijim të tillë.