Postimi i plotë i Organizatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim:
Vizioni për zhvillim dhe kooperim në bashkëpunim me Organizatën IHH NL dhuruam çanta për nxënësit në Preshevë.
Shtatori i kthen nxënësit në bankat e shkollës, për të marrë dije dhe për t’u përgatitur për të ardhmen e tyre.
Dëshirës së madhe të fëmijëve dhe të rinjve për t’u arsimuar shpesh nuk i përgjigjet mundësia e kufizuar e prindërve për t’ua plotësuar nevojat për mjete didaktike.
Falë thellimit të bashkëpunimit me Organizatë IHH NL dhe VZhK , sot filluam implementimi e çantave për nxënësit në Luginë të Preshevës.
Në implementimin e projektit
" Çanta për nxënësit "
të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga organizata partnere IHH NL.
Nga ky projekt u mundësua dhurimi i
Çantave shkollore dhe mjeteve kancelarike për nxënësit :
Sh.F " Abdullah Krashnica " Miratoc
Sh.F " Selami Hallaçi " Rahovic
Sh.F " Migjeni " Caravajkë
Sh.F " Dituria " Bukurocë
Sh.F " Dituria " Corrotic
Faleminderit #IHHNL
Çok teşekkürler
Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim
Preshevë , 13.09.2022