Aksident në Prizren, vetura përfshihet nga zjarri

Gjatë ditës së djeshme në Prizren është raportuar për një aksident trafiku me lëndime.

Si pasojë e aksidentit në fjalë, lëndime trupore kanë marrë tre persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Po ashtu si pasojë e aksidentit njëra nga veturat është përfshirë në zjarr dhe është djegur tërësisht.

Njësitë policore po merren me hetimin e rastit.