• E mërkurë / Oct-05 17:40
  • Kontakt

Pas deklaratave të Putinit, fillon ikja masive e rusëve – biletat e aeroplanëve për t’u larguar nga Moska janë shitur të gjitha

Pas deklaratave të Putinit, fillon ikja masive e rusëve – biletat e aeroplanëve për t’u larguar nga Moska janë shitur të gjitha

Shumë qytetarë rusë po bëjnë të pamundurën që të largohen nga vendi, pas fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin i cili shpalli mobilizimin e pjesshëm.

Në eskalimin më të madh të luftës në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, Putin në mënyrë eksplicite ka kërcënuar botën dhe ka bërë thirrje për inkuadrimin e 300 mijë rezervistëve, që po konsiderohet si mobilizimi i parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kërkesat e shumta për bileta aeroplani për një drejtim janë rritur dukshëm pas fjalimit të Putinit, i cili nuk hezitoi që haptazi të mbështet edhe referendumet në rajonet që kontrollohen nga separatistët pro-rusë në Ukrainë.

Të dhënat e Google tregojnë se një familje treanëtarëshe është detyruar të ndajë 44 mijë funte, që sot të arrin deri në Johanesburg, gjatë një udhëtimi 45 orësh.

Fluturimet direkte nga Moska në drejtim të Stambollit të Turqisë dhe Jerevan të Arminsë, që të dy këto destinacione u mundësojnë rusëve hyrjen pa viza.

Pra të gjitha biletat janë shitur sipas Aviasales, ueb-faqes më të njohur ruse për blerjen e biletave të aeroplanëve.