Komuna e Bujanocit njofton të gjithë përfituesit e subvencioneve për ndërmarrësi dhe Start Up, të cilët kanë nënshkruar kontratat me komunën e Bujanocit, se sot iu është kryer pagesa dhe mjetet financiare tanimë i kanë në xhirollogaritë e tyre.
Ndërsa, të gjithë ata që për shkaqe të ndryshme nuk kanë arritur të nënshkruajnë kontratën, ta bëjnë sa më herët me qëllim që t'i kryhet pagesa.