Festivali "Ditët e Komedisë Shqiptare " është edicioni i 14-të me radhë dhe është festival tradicional ku do të prezantojnë 5 teatro nga trojet Shqipëtare.
Natën e parë do të prezentojë shfaqja nikoqire me"Maratonistët" e cila edhe do ta bëjë hapjen e festivalit dhe njëherit do ta bëjë edhe themelimin e teatrit.
Natën e dytë do të prezentojë Qendra multimedia Prishtinë me shfaqjen "Peer Gynt" të regjisorit Jeton Neziraj
Naten e tretë në skenë do të ngjitet Teatri Avdush Hasani nga Podujeva me komedinë "Tag" nën regji të Ahmet Jakupit.
Nata e parafundit do të prezentohet nga Teatri Shqipëtar i Shkupit me komedinë "Shfaqja që shkon mbrapshtë" Agon Myftari .
Ndërsa natën e funditë do të prezentojë Teatri Migjeni nga Shkodra me komedinë "Tartufi" nën regjinë e Kushtrim Bekteshit ku më pas do të bëhen edhe ndarjet e çmimeve.
Drejtori i Shtëpisë së Kulturës z.Gani Veseli për televizionin tonë tha se jemi gati ,të gjitha parapërgatitjet i kemi bërë me kohë dhe po presim që sonte në ora 19:30 të startojmë me hapjen e festivalit.
Ndërsa, sa i përketë jurisë janë figura publike ,njerëz të artit, njerëz të pervojës së madhe.
Juria perbëhet nga tre përfaqësues dy nga Kosova dhe një nga Maqedonia.
Java e Komedisë për qytetarët e Preshevës do të jetë ngjarja më e rëndësishme e vitit sa i përket fushës së artit dhe kulturës nëpërmjet së cilës synohet që teatri shqiptar i Preshevës dhe aktorët tanë të përfaqësohen në mënyrë të denjë.