Me numrin 3 është çertifikuar lista e LËVIZJES SË PROGRESIT DEMOKRATIK - SHQIPRIM MUSLIU

Me numrin 3 është çertifikuar lista e LËVIZJES SË PROGRESIT DEMOKRATIK - SHQIPRIM MUSLIU

Postimi i plotë i kryetarit të LPD-së z.Shqiprim Musliu:

Lista jonë për Këshillin Kombëtar që i prinë kandidati më i duhur për ta udhëheq Këshillin, Nevzad Lutfiu, bashkë me Gentin, Validen, Zgjimin, Esrën, Almedinën, Arsimin, Magbulën, Linditën dhe Ilirin janë oferta më e mirë që LPD-ja ka ofruar për një KKSh ndryshe.

Secili më profesionist se tjetri, dhe secili prej tyre me kontribut të veçantë për të mirën e përgjithshme.

Kam bindjen e plotë se ky është përfaqësimi më dinjitoz dhe që i duhet KKSh-së, prandaj me 13 nëntor të gjithë të mbështesim këta njerëz të mirë duke rrethuar numrin 3.