• E mërkurë / Nov-30 00:26
  • Kontakt

Rama sulmon opozitën: E djathta e rublave në harmoni të plotë me Putinin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përsëriti sot akuzat ndaj opozitës për lidhjet e saj me Rusinë.

Gjatë një takimi në Përmet, Rama e quajti opozitën si “e djathta e rublave” dhe “palo opozitë”.

“Ndërkombëtarët nuk kanë asnjë faj. Jemi ne këtu të parët, është e djathta e rublave, ajo palo opozitë e zhytur në thesin e rublave, një pjesë e të cilit ka dalë në dritë, ndërsa ka një pjesë tjetër që ende nuk ka dalë në dritë.”

Kështu u shpreh Rama, ndërsa shkoi edhe më tej duke thënë se PD-ja dhe Vladimir Putin kanë qenë dhe janë në harmoni të plotë.

“Nuk është rastësi edhe për atë stampën që mori një komb i tërë në ballë si një popull egërsirash që edhe në një luftë çlirimtare nxirrnin organet e njerëzve si kanibalë dhe i trafikonin. Unë jam i bindur që ka gisht, në një mënyrë ose në një tjetër, pikërisht që kjo sot… prej kaq vitesh, për ditë e për natë, ul e ngre Shqipërinë si çerdhen e krimit, vetëm për luftë politike, vetëm për pushtet”, tha Rama.“Nuk ka si shpjegohet harmonia e plotë mes partisë së atij që e ka goditur botën me inflacionin e luftës, Putinit, dhe të partisë së atij, dje në pushtet, që sot bërtasin “Shqipëria në rrezik”. Nuk ka sesi. Pse ne nuk e votuam atë rezolutë dhe ata e votuan?! Sepse ata janë që hedhin gurin dhe fshehin dorën dhe thonë kapni hajdutin”, u shpreh Rama.