• E mërkurë / Jun-18 15:55
  • Kontakt

Pas Kosovës, Escobar kërkon në Serbi dinamikë të re në dialogun për normalizim të marrëdhënieve

Pas Kosovës, Escobar kërkon në Serbi dinamikë të re në dialogun për normalizim të marrëdhënieve

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, ku në takim kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Siç bëhet e ditur nga presidenca e Serbisë, Escobar dhe Vuçiq, kanë biseduar për “ngjarjet aktuale në kuadër të procesit për normalizim të marrëdhënieve me Prishtinën, mundësinë e vazhdimit të dialogut dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.

Escobar gjatë takimit ka shprehur pritjet që dialogu të vazhdojë me dinamikë dhe konstruktivitet mes Kosovës dhe Serbisë “rreth çështjeve të hapura dhe normalizimin e marrëdhënieve”.

Këto çështje sipas tij janë të rëndësishme për qytetarë dhe për paqen në përgjithësi, stabilitetin dhe përparimin e rajonit.

Ndryshe Escobar gjatë ditës së djeshme ka qëndruar edhe në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti me të cilët diskutuan për dialogun.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas takimit me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar në një deklaratë për media tha se Kosova e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka zhvilluar një takim me të dërguarin Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ku tha se Kosova si palë konstruktive në procesin e dialogut me Serbinë është e gatshme për intensifikimin e dialogut.