Droni kinez, taksia fluturuese e së ardhmes

Me shtimin e popullsisë në qytetet e mëdha, trafiku bëhet gjithnjë e më i rënduar, e nuk janë të paktë ata që do të dëshironin që të kishin një mjet..

Me shtimin e popullsisë në qytetet e mëdha, trafiku bëhet gjithnjë e më i rënduar, e nuk janë të paktë ata që do të dëshironin që të kishin një mjet fluturues për të shpëtuar nga trafiku i rënduar.

E ardhmja duket premtuese në këtë sektor, me kinezët në pararojë për të prodhuar në masë mjete fluturuese për përdorim personal.

Dhe Ehang-184 është një prej tyre, ai mund të ngrihet vertikalisht deri në 300 metra dhe me një person në bord mund të arrijë një shpejtësi deri në 130 km për orë. Një taksi që çdo kush do e dëshironte për të evituar trafikun e rënduar të qyteteve të mëdha.

Disavantazhi i saj është çmimi që i kalon 200 mijë dollarë dhe fakti se bateria nuk zgjat më tepër se 25 minuta.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48